Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBorxhi publik zbret në 67.5 % të PBB-së në vitin 2023

Borxhi publik zbret në 67.5 % të PBB-së në vitin 2023

Borxhi total publik në vitin 2023 pritet të zbresë në rreth 67.5% të PBB-së, nga rreth 68.8% i pritshëm për këtë vit, apo nga rreth 73.2% i rezultuar për vitin 2021. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga borxhi i brendshëm, i cili zë 51.3% të totalit të borxhit, dhe borxhi i jashtëm, i cili zë 48.7 % të tij. “Viti 2022 ka qenë një vit atipik për sa i përket borxhit publik dhe huamarrjes së brendshme në veçanti, duke qenë se kushtet e tregut kanë qenë jo të favorshme. Ndërkohë që treguesi i peshës së borxhit të jashtëm ka pësuar një ulje nga ai i fundit të vitit 2021, ku ky tregues vlerësohej në 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij në afatmesëm, në linjë edhe me strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit publik, e cila është miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave dhe është publike në faqen e Ministrisë”, tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë diskutimit të borxhit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ibrahimaj theksoi se likuiditeti në llogarinë unike të thesarit (TSA) është rreth 70 miliardë lekë, i bollshëm, sipas saj, për të vijuar normalisht me ekzekutimin e buxhetit për këtë vit dhe për vitin tjetër. Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri të ditur se qeveria nuk përmbushi angazhimin e saj, për të ulur borxhin publik, ndërsa detyrimet e prapambetura i ka çuar në 1 miliard euro.http://ata.gov.al/2022/11/03/borxhi-publik-zbret-ne-67-5-te-pbb-se-ne-vitin-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ