Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBorxhi publik zbret në 67.5 % të PBB-së këtë vit

Borxhi publik zbret në 67.5 % të PBB-së këtë vit

Borxhi total publik në vitin 2023 pritet të zbresë në rreth 67.5% të PBB-së, nga rreth 68.8% i pritshëm për këtë vit, apo nga rreth 73.2% i rezultuar për vitin 2021. Menaxhimi i portofolit të borxhit publik gjatë 3 viteve të fundit është përballur me sfida si rezultat i situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, përhapja e pandemisë COVID-19, dhe së fundmi nga kriza globale për shkak të invazionit rus në Ukrainë. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga borxhi i brendshëm, i cili zë 51.3% të totalit të borxhit, dhe borxhi i jashtëm, i cili zë 48.7 % të tij. Viti 2022 ka qenë një vit atipik për sa i përket borxhit publik dhe huamarrjes së brendshme në veçanti, duke qenë se kushtet e tregut kanë qenë jo të favorshme. Ndërkohë që treguesi i peshës së borxhit të jashtëm ka pësuar një ulje nga ai i fundit të vitit 2021, ku ky tregues vlerësohej në 49.2%. Edhe viti 2023 pritet të vijojë të paraqesë pasiguri. Plani vjetor i huamarrjes për vitin 2023, i përgatitur me asistencën e Bankës Botërore, synon të ndihmojë aktivitetin e huamarrjes vjetore të Ministrisë si dhe të rrisë transparencën kundrejt investitorëve. Ju inkurajoj të lexoni dokumentin, të ndërveproni me Ministrinë për cdo sugjerim apo paqartësi, si dhe të forconi besimin në angazhimin tonë për të konsoliduar financat publike. Qeveria synon uljen e mëtejshme të borxhit në afatmesëm, në linjë edhe me strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit publik. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, likuiditeti në llogarinë unike të thesarit (TSA) është rreth 70 miliardë lekë, që konsiderohet i bollshëm, për të vijuar normalisht me ekzekutimin e buxhetit. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments