Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBorrell:Kievit ndihmë ushtarake prej 10 miliardë eurosh

Borrell:Kievit ndihmë ushtarake prej 10 miliardë eurosh

Në takimin e Këshillit të Mbrojtjes diskutuam edhe për Fondin Evropian të Paqes (EPF), tha përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Falë këtij fondi ne kemi mobilizuar ndihma ushtarake me vlerë 10 miliardë euro për Ukrainën, krahasuar me kërkesat për rimbursime prej 3,5 miliardë eurosh, që është shumë më tepër nga sa prisnim”, shtoi Borrell. “Jam i sigurt se kësti i tetë i shlyerjes, aktualisht i bllokuar për shkak të vetos së Hungarisë, do të zhbllokohet”, tha ai. “Trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 tashmë ka filluar në shumë vende, si në Poloni. Kjo do të marrë kohë, por sa më shpejt të fillojmë, aq më mirë është”, tha Borrell. “Fillimisht do të ketë disktime, pasi vendet vazhdojnë të hezitojnë, për sa i përket tankeve ‘Leopard’, por në fund do ia dalim”, tha ai “Kjo është një masë shtesë për të siguruar që Ukraina të mbrohet”, shtoi Borrell. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments