Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBorrell: Izraeli duhet t’i bindet urdhërit të gjykatës së OKB

Borrell: Izraeli duhet t’i bindet urdhërit të gjykatës së OKB

Urdhëri i gjykatës së Kombeve të Bashkuara që i kerkon Izraelit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duhet të zbatohet, tha sot shefi i marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Ne i kushtojmë vëmendje urdhrit të dhënë per Izraelin”, tha Borrell në X. “Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe ato duhet të zbatohen plotësisht dhe në mënyrë efektive”, shtoi ai. GJND-ja – gjykata më e lartë e OKB-së me qendër në qytetin holandez, Hagë urdhëroi dje Izraelin të ndërpresë menjëherë sulmin e tij ndaj qytetit. Operacioni zyrtarisht kryehet kundër grupit militant palestinez Hamas, por gjithashtu po u shkakton vuajtje të mëdha mijëra civilëve të kapur në qytet. Sipas gjyqtarëve, situata humanitare në Rafah është “katastrofike”. “Masat e mëtejshme janë të nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të popullatës civile”, thanë ata. Gjithashtu, Borrell theksoi urdhrin e gjykatës i cili thotë se Izraeli duhet të mbajë hapur pikën e kalimit në Rafah për të lehtësuar ndihmën humanitare. Izraeli iu përgjigj vendimit të gjykatës duke këmbëngulur se veprimet e tij në Rafah ishin pjesë e “luftës mbrojtëse dhe të drejtë” pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të kryera nga Hamasi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments