Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBorrell: Financim afatgjatë ushtarak për Ukrainën

Borrell: Financim afatgjatë ushtarak për Ukrainën

Shefi i çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell ka paraqitur një propozim, ku kërkon që fondet e ndihmës ushtarake të bllokut për Ukrainën, të kenë një qasje më të përhershme, dhe të mos jenë në baza mujore. Vendet e BE-së duhet të angazhohen për një mbështetje ushtarake afatgjatë për Kievin dhe të bashkëfinancojnë blerjet e armëve. Borrell nuk pranoi të jepte shifra të sakta për ndihmën ushtarake në planin e tij të propozuar, por tha se fondi “do të arrijë në një shumë mjaft të rëndësishme parash”. Propozimi, parashikon 5 miliardë euro (5.6 miliardë dollarë) për programet e armëve dhe trajnimit për forcat e armatosura të Ukrainës për periudhën 2024-2027. E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe gazeta amerikane “Politico” raportuan gjithashtu planin e BE-së. Deri më tani, Bashkimi Evropian ka dërguar në Ukrainë një ndihmë ushtarake me vlerë 5,6 miliardë euro, në porcione të veçanta. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments