Misioni ”EUMAM” i Bashkimit Evropian ka arritur objektivin e tij prej 60 000 ushtarësh ukrainas të trajnuar, dhe 27 vendet antare kanë vendosur të shkojnë më tej, me 15 000 trupa të tjera deri në fund të vitit, deklaroi përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell.

”Por programi duhet të përshtatet me kërkesat e Udkrainës dhe për këtë do të krijohet një qelizë specifike koordinuese e BE-së në Kiev”, shtoi Borell.

”Kundërshtimet ndaj përdorimit të armëve të furnizuara në Ukrainë janë për arsye politike, legjitime dhe politike: ligji ndërkombëtar nuk parandalon goditjen e objektivave ushtarakë brenda vendit agresor”, theksoi ai.