Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi: Çmimi i naftës 193 lekë/litër

Bordi: Çmimi i naftës 193 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi sot çmimet e reja të karburanteve. Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil, i standardit SSH EN 590 të jetë, jo më shumë se 193 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë, jo më shumë se 190 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë, jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër. “Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 mars, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve”, thuhet në njoftim. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, përfundon njoftimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments