Nëntori është vetëm disa ditë larg, por mali ikonik i Japonisë Fuji mbetet pa borë, duke shënuar datën e fundit pa shtresë dëbore që nga fillimi i regjistrimeve 130 vjet më parë, shkruan CNN.
Majat e malit më të lartë të Japonisë zakonisht mbulohen me dëborë në fillim të tetorit, por deri tani maja e tij mbetet e zhveshur, duke ngritur alarmin për ndikimet e krizës klimatike në një nga peisazhin më të bukur të vendit pasi reshjet e para të borës sinjalizojnë ardhjen e dimrit.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, mbulesat e borës fillojnë të formohen në Fuji mesatarisht më 2 tetor dhe vitin e kaluar u regjistruan më 5 tetor.
Agjencia, e cila ka njoftuar reshjet e para të borës në Fuji çdo vit që nga themelimi i saj në 1894, nuk e ka bërë ende këtë vit, duke përmendur motin jashtëzakonisht të ngrohtë.
“Për shkak të faktit se temperaturat e larta në Japoni kanë vazhduar që nga vera dhe për shkak se ka rënë shi, nuk ka pasur bore. Mungesa e borës më 29 tetor tejkalon rekordin e mëparshëm të 26 tetorit, të vendosur në 1955 dhe 2016’’, theksoi Shinichi Yanagi, një zyrtar meteorologjik.
Japonia regjistroi verën e saj më të nxehtë të regjistruar këtë vit që nga fillimi i statistikave në 1898.