Banesa e familjes Çaku, është një prej përfituesve të programit të Bonusit të Rijetësimit, në Qendrën Historike në Shkodër. Banesa i përket Kujtim Çakut dhe falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, ka përftuar grantin e bonusit, sipas Skemës A. Ndërhyrja parashikon punime në çatinë e objektit duke parandaluar degradimin e saj. Siç duket edhe nga imazhet e ofruar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, banesa ka pësuar dëmtime në disa fragmente por duke ruajtur të pacënuar unitetin kompozicional të Qendrës Historike. Banesa Çaku është një prej përfituesve nga Thirrja e Dytë e Bonusit të Rijetësimit. Ashtu si për këtë banesë, ka nisur puna për rijetësimin edhe në objekte të tjera, të vendit.