Norma e interesit, ose yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në nivelin 3.56%. Rënie të lehtë pësoi edhe yield-i i bonove me maturim 3-mujor, në 3.01%, nga 3.05% që kishte qenë në ankandin e muajit të kaluar. Rënia e vazhdueshme e yield-eve, shpjegohet më së shumti me kërkesën dhe pjesëmarrjen e lartë të investitorëve në ankande. Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ankandin e kësaj jave u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 15 miliardë lekëve. Nga 28 kërkesa konkurruese u pranuan vetëm katër të tilla. Aktorët e tregut kanë shfaqur kërkesë relativisht të lartë për të investuar në tituj qeveritarë, sidomos në bono thesari. Përballë kësaj kërkese, qeveria e rriti huamarrjen në tremujorin e parë me 12.7 miliardë lekë. Individët financuan pjesën më të madhe të kësaj shtese, rreth 76%, Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti më i përdorur benchmark në tregun e brendshëm financiar, në përcaktimin e normave të interesit të kredive me interes të ndryshueshëm në lekë. atsh
Bonot 12-mujore, norma e interesit ulet në 3.56%
RELATED ARTICLES