“Kjo kontratë parashikon projektimin, integrimin, instrumentimin, testimin, prodhimin dhe dorëzimin e 25 avionëve të rinj F-15IA për Forcat Ajrore Izraelite – me një opsion që përfshin 25 avionë të tjerë F-15IA”, tha Pentagoni.
Puna do të kryhet në Saint Louis, Mizuri, dhe pritet të përfundojë deri më 31 dhjetor 2035.
“Kontrata përfshin shitje ushtarake të huaja për Shtetin e Izraelit – e cila u dha si një blerje me burim të vetëm”, shtoi Pentagoni.
SHBA-ja është aleati kryesor dhe furnizuesi i armëve i Izraelit.
Ky njoftim erdhi pas një takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu dje në Florida.





