Britania e Madhe është vendi i parë që aprovon vaksinën përforcuese specifike kundër dy varianteve të virusit Covid-19, që pritet të vihet në përdorim te të rriturit në Britani në vjeshtë. Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë dhe e Produkteve (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së re të kompanisë farmaceutike “Moderna”, që lufton njëkohësisht variantin origjinal të Covid, dhe variantin “Omicron”. E njohur si “mRNA-1273.214”, doza është version i përmirësuar i vaksinës antiCovid-19 të kompanisë “Moderna”, që është tashmë në përdorim si dozë e parë, e dytë dhe përforëcuese. Britania e Madhe është vend i parë që aprovon përdorimin e saj. ”Moderna” nuk është kompania e vetme që ka ndryshuar formulën e vaksinave kundër koronavirusit. Edhe kompania tjetër amerikane, “Pfizer” është duke zhvilluar vaksina që shënjestrojnë variantin Omicron.http://ata.gov.al/2022/08/15/covid-19-bm-miraton-vaksinen-specifike-te-moderna-s-kunder-variantit-omicron/