Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBM kërkon pauzë humanitare në konfliktin Izrael-Hamas

BM kërkon pauzë humanitare në konfliktin Izrael-Hamas

Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë thirrje për një pauzë të konfliktit në Lindjen e Mesme per arsye humanitare. Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se ndërprerjet e përkohshme të dhunës mund të lejojnë që shtetasit britanikë dhe pengjet të lirohen dhe të sigurohet ndihma për Rripin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes, Grant Shapps tha më herët se pas një pushtimi tokësor të Izraelit do të lindte e drejta e vendit për të mbrojtur veten për sa kohë që veprimi kishte në shënjestër Hamasin. Kryeministri Sunak tha dje se “pauza specifike” e konfliktit mbetet e nevojshme për qëllime humanitare pasi Izraeli po godet brezin e vogël të tokës, që është shtëpia e më shumë se dy milionë palestinezëve. Sunak tha se parimi i parë dhe më i rëndësishëm është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar pas mizorisë së Hamasit më 7 tetor, ndërsa Downing Street tha se një armëpushim midis dy vendeve do të shërbente vetëm në përfitim të Hamasit. Më shumë se 80 deputetë i kanë kërkuar qeverisë që të bëjë thirrje për ndërprerjen e dhunës, pasi pesë shtetas britanik mbeten të zhdukur, disa prej të cilëve besohet të jenë pengje në Gaza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments