Gjiganti kinez i mediave sociale TikTok është gjobitur me 15,9 milionë dollarë nga Zyra e Komisionerit të Informacionit të Britanisë së Madhe (ICO) për një numër shkeljesh të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë keqpërdorimin e të dhënave të fëmijëve. Zyra njoftoi sot se rreth 1,4 milionë fëmijë në Britani nën moshën minimale 13-vjeç iu bashkuan TikTok-ut në vitin 2020, pavarësisht rregullave të vendit që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të hapin një llogari. “Ligji i mbrojtjes së të dhënave në BM thotë se organizatat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë shërbime të shoqërisë së informacionit për fëmijët nën 13-vjeç duhet të kenë pëlqimin nga prindërit ose kujdestarët e tyre”, theksoi ICO. Zyra shtoi se TikTok-u nuk arriti të merrte lejen dhe të kryente kontrolle të mjaftueshme për të identifikuar ose hequr fëmijët e mitur nga platforma e tij. Gjoba e lartë vjen pasi TikTok-u është nën kritika në një numër vendesh, përfshirë SHBA-në dhe vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të frikës se të dhënat nga platforma në pronësi private mund të aksesohen dhe shfrytëzohen nga qeveria kineze. atsh
BM gjobit TikTok, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve
RELATED ARTICLES