Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBM dërgon ndihmë ushtarake në Izrael

BM dërgon ndihmë ushtarake në Izrael

Kryeministri britanik ka urdhëruar që asetet ushtarake britanike, duke përfshirë anijet e Marinës Mbretërore dhe një kompani marinsash mbretërore, të vendosen në Mesdheun lindor për të mbështetur Izraelin.

“Downing Street” tha se avionët e patrullimit dhe mbikëqyrjes detare do të fillojnë të fluturojnë në rajon nga e premtja për të gjurmuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, duke përfshirë aktivitetin e monitorimit të tillë si transferimi i armëve te grupet terroriste.

Një grup pune i Marinës Mbretërore do të zhvendoset në Mesdheun lindor javën e ardhshme si një masë emergjente për të mbështetur përpjekjet humanitare.

Paketa ushtarake përfshin avion P8, mjete vëzhgimi, dy anije të Marinës Mbretërore – RFA Lyme Bay dhe RFA Argus, tre helikopterë “Merlin”.

“Forcat e armatosura britanike do të jenë në gatishmëri për të siguruar mbështetje praktike për Izraelin dhe partnerët në rajon”, tha “Downing Street”.

“Krahas aleatëve tanë, vendosja e ushtrisë sonë të klasit botëror do të mbështesë përpjekjet për të siguruar stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, the kryeministri britanik, Rishi Sunak.

“Ekipet tona ushtarake dhe diplomatike në të gjithë rajonin do të mbështesin gjithashtu partnerët ndërkombëtarë për të rivendosur sigurinë dhe për të siguruar që ndihma humanitare të aksesohet nga mijëra viktima të pafajshme të këtij sulmi barbar nga terroristët e Hamasit”, shtoi ai. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments