Makthi i disa drogave të reja sintetike nga Azia qëndron pas vdekjes së të paktën 54 personave në Britaninë e Madhe në gjashtë muajt e fundit të regjistruar, sipas të dhënave të pjesshme nga burime hetimore. Kërcënimi përfaqësohet veçanërisht nga opioidet sintetike të importuara në Evropë nga Kina dhe të konsideruara nga specialistët e Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA) si më vdekjeprurëse se heroina apo edhe fentanili, një tjetër drogë kimike që vetëm në SHBA do ta kishte skaktuar vitet e fundit vdekjen e rreth 75 000 njerëzve. Vetë NCA paralajmëron gjithashtu se shifra e 54 vdekjeve duhet të konsiderohet ndoshta një vlerësim në rënie, duke marrë parasysh se rreth 40 raste të tjera të dyshuara janë në pritje të konfirmimit nga testet laboratorike ”ad hoc”, teste që mund të çojnë numrin e vdekjeve në rreth 100. Qeveria konservatore e Rishi Sunak ka njoftuar ndërkohë se ka nisur procedurat për përfshirjen e 15 drogave të reja opioid sintetike në listën britanike të narkotikëve të klasit A, më të rëndat, më të rrezikshmet dhe vdekjeprurëset