Pas mosmarrëveshjeve diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Kinën në fund të javës, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). “Blinken do të vizitojë gjithashtu Londrën, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që synon mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare nga sektori publik dhe privat për Ukrainën, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendit mes sulmeve brutale dhe të vazhdueshme të Rusisë”, thuhet në deklaratë. Kryediplomati amerikan do të takohet gjithashtu me homologët e tij nga Britania e Madhe, Ukraina dhe partnerë dhe aleatë të tjerë, në Londër. Blinken do të niset në Pekin të premten, pas anulimit të një udhëtimi të planifikuar prej kohësh, për shkak të akuzave për spiunazh kundër Kinës, të nxitura nga një balonë e spiunazhit që fluturonte mbi vend. “Blinken do të takohet me përfaqësues të rangut të lartë të qeverisë kineze, në Pekin”, tha zyra e tij. Një nga qëllimet e vizitës së tij është ruajtja e komunikimit mes dy vendeve për të menaxhuar marrëdhëniet me përgjegjësi. “Blinken do të trajtojë gjithashtu shqetësimet dypalëshe, çështjet globale dhe rajonale dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit”, sipas DASH. Përpara njoftimit, Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Qin Gang. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë qenë gjithnjë e më të tensionuara muajt e fundit. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e sheh Kinën si sfidën më të madhe gjeopolitike dhe po ndjek një drejtim të ashpër me Pekinin. atsh
Blinken viziton Pekinin mes tensioneve të larta
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on