Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez si mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken në një takim me presidentin palestinez Abu Mazen, shkruan corriere.it. Siç thuhet në një shënim të Departamentit të Shtetit, Blinken shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rritur ofrimin e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza. ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza”, theksoi Blinken
Blinken: SHBA mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez
RELATED ARTICLES