Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBlinken: SHBA do i japë Ukrainës mbrojtjen ajrore Patriot

Blinken: SHBA do i japë Ukrainës mbrojtjen ajrore Patriot

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë transferimin e parë të një sistemi të mbrojtjes ajrore Patriot”, konfirmoi nga Uashingtoni, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Njoftimi erdhi pak përpara një takimi midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po bën udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në vendin e tij në shkurt. “Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj brutale ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë, SHBA mirëpresin sot presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington, për të nënvizuar angazhimin tonë të qëndrueshëm ndaj popullit ukrainas”, thuhet në deklaratën e Blinken. ”Sistemi Patriot është “i aftë të rrëzojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe avionë më të lartë se sistemet e mbrojtjes ajrore të furnizuara më parë”, shtoi ai.https://ata.gov.al/2022/12/21/uashington-blinken-shba-do-i-jape-ukraines-ndihme-shtese-perfshire-mbrojtjen-ajrore-patriot/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments