Më shumë se 35 mijë persona kanë vdekur deri tani nga sulmet izraelite në Gaza, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken denoncoi se ”ata që humbën jetën pas sulmeve të IDF në Rripin e Gazës ishin më shumë civilë sesa terroristë”. Ndërkohë, Egjipti dhe Libia kanë njoftuar se do të mbështesin Afrikën e Jugut në akuzën për “gjenocid” të palestinezëve të paraqitur në Hagë kundër Izraelit. Kajro, gjithnjë e më i shqetësuar nga lëvizjet izraelite në kufirin Rafah, e justifikoi zgjedhjen “në dritën e ashpërsisë dhe shtrirjes së përkeqësuar të sulmeve kundër civilëve palestinezë”. ”Izraeli ka njohuritë dhe mjetet për të reduktuar dëmin ndaj civilëve në operacionet e tij ushtarake. Rezultatet në terren, duke përfshirë numrin e lartë të viktimave civile, ngrenë dyshime thelbësore nëse IDF i përdori ato në mënyrë efektive në të gjitha rastet”, shtoi Blinken. Sekretari i Shtetit nënvizoi se SHBA “nuk ka parë ende një plan të qartë dhe të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah”, siç është kërkuar disa herë nga Uashingtoni
Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë
RELATED ARTICLES