Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBlinken në një vizitë të dytë në Izrael

Blinken në një vizitë të dytë në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka planifikuar të vizitojë sërish Izraelin këtë javë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller njoftoi se Blinken do të udhëtojë të premten në Izrael dhe Jordani. “Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinke do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë izraelite për të marrë një përditësim mbi objektivat e tyre ushtarake dhe planet e tyre për përmbushjen e këtyre objektivave”, tha Miller. Blinken vizitoi Tel Avivin disa ditë pas sulmeve shkatërruese të Hamasit në pushtet të Gazës ndaj Izraelit dhe gjithashtu bëri disa ndalesa të tjera në rajon. Menjëherë pas kësaj, presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Izraelin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments