Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri të vendit si dhe kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. ”Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të nxitur depërshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Blinken. ”Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, theksoi ai. atsh