Jordania tha se mbretëria do të presë një takim midis sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken dhe ministrave të Jashtëm nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti dhe një përfaqësuesi palestinez për të diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme jordaneze, Sufian Al-Qudah tha se ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Al-Safadi, ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Katarit, Republikës Arabe të Egjiptit dhe Sekretarit të Komitetit Ekzekutiv të Organizata për Çlirimin e Palestinës do të zhvillonin një takim koordinues në kryeqytetin jordanez. Agjencia zyrtare e lajmeve e Jordanisë, Petra citoi Al-Qudah të ketë thënë se ”takimi synon të ndalojë luftën izraelite në Gaza dhe katastrofën humanitare që po shkakton”. ”Pas takimit koordinues, ministrat e jashtëm do të takohen me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, gjatë të cilit do të afirmojnë qëndrimin arab që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dërgimin e menjëhershëm dhe urgjent të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës”, tha Petra. Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Blinkenit se Izraeli nuk do të binte dakord për një armëpushim në Gaza nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk liroheshin