Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Blinken-BE: Mbështesim ëndrrën e qytetarëve drejt familjes europaine

 Blinken-BE: Mbështesim ëndrrën e qytetarëve drejt familjes europaine

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë uruar popullin shqiptar për 110 vjetorin e Pavarësisë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkruan se SHBA është krenare dhe e nderuar që ka një partneritet të gjerë dhe të fortë me Shqipërinë, ndërsa vlerëson rolin e vendit tonë për kontributin e dhënë në skenën globale. Blinken ka vlerësuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, duke shtuar se SHBA është krenare që qëndron krah për krah me popullin shqiptar. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, shkruhet në mesazhin e sekretarit amerikan në Shtetit. Urimet për popullin shqiptar kanë ardhur edhe nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann. Ambasadorja thotë se BE është e përkushtuar për të ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve që të jenë pjesë e familjes evropiane. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj”, shkruan Hohmann. Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit dhe Ditën e Flamurit.https://lajme.rtsh.al/artikull/110-vjetori-i-pavaresise-blinken-krenar-per-partneritetin-tone-te-forte-be-mbeshtesim-endrren-e-qytetareve-drejt-familjes-europaine

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments