Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIBlerjet e vaksinave kundër Covid-19 nga BE-ja nën hetim

Blerjet e vaksinave kundër Covid-19 nga BE-ja nën hetim

Blerja e vaksinave kundër koronavirusit me vlerë miliarda dollarë nga Bashkimi Evropian është nën hetim, njoftoi dje prokurori publik i BE-së. “Ky konfirmim i jashtëzakonshëm vjen pas interesit jashtëzakonisht të lartë publik”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Komisioni Evropian negocioi dhe nënshkroi kontrata për qindra miliona doza vaksinash me kompanitë farmaceutike në emër të shteteve anëtare të BE-së. Publikisht, është shqyrtuar një marrëveshje me BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1.8 miliardë doza duke filluar nga pranvera 2021 me vlerë 35 miliardë euro (34.1 miliardë dollarë). “New York Times” raportoi se kontakti personal midis shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla dhe Ursula von der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian, ishte thelbësor për të nënshkruar marrëveshjen. Mesazhet me tekst të shkëmbyera midis von der Leyen dhe Bourla nuk u bënë publike pavarësisht kërkesave për lirinë e informacionit. Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA), mbikëqyrësi kryesor i buxhetit të bllokut, tha se nuk kishte marrë asnjë informacion të kërkuar për negociatat paraprake në një raport të publikuar në shtator.https://ata.gov.al/2022/10/15/bruksel-blerjet-e-vaksinave-kunder-covid-19-nga-be-ja-nen-hetim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments