Pavarësisht frikës nga inflacioni, konsumatorët amerikanë shpenzuan 9.12 miliardë dollarë për blerjet online gjatë “Black Friday” (të Premtes së Zezë), më shumë se në vitet e mëparshme, sipas një raporti të publikuar nga “Adobe Analytics”. Gjatë sezonit të festave 2022, të ardhurat totale u vlerësuan në 209.7 miliardë dollarë, një rritje prej 2,5% krahasuar me të ardhurat e regjistruara të vitit të kaluar prej 205 miliardë dollarësh. Analizuesi i të dhënave të klientëve, i cili gjurmon shumicën e shitësve online në SHBA, raportoi se shitjet në internet gjatë “Black Friday” ishin më të larta se 8.9 miliardë dollarët e vlerësuar. Shitjet e “Black Friday” në internet ishin 2,3% më të larta se vitin e kaluar, ndërsa shitjet e vitit 2020 arritën 9,03 miliardë dollarë. Sipas raportit, pajisjet elektronike ishin në krye të shitjeve. Sipas raportit të “Tendencave dhe Njohurive të Blerjeve për Pushime 2022”, “Cyber Monday” (e hëna pas festës së Falënderimeve në SHBA) parashikohet të jetë dita me blerjet më të mëdha online në sezon, me shitje të vlerësuara deri në 11.2 miliardë dollarë. Nga 1 tetori deri më 25 nëntor, të ardhurat totale të pajisjeve elektronike ishin 159 miliardë dollarë, të ardhura nga desktop-et dhe pajisje të tjera arritën në 88 miliardë dollarë dhe nga celularët në 71 miliardë dollarë. Shitjet e pajisjeve elektronike, lodrave, produkteve inteligjente të shtëpisë, pajisjeve të stërvitjes dhe pajisjeve audio ishin dukshëm më të larta.https://ata.gov.al/2022/11/28/soft-news-shitjet-online-te-black-friday-arrijne-ne-9-12-miliarde-dollare-ne-shba/
“Black Friday” arrijnë në 9.12 miliardë dollarë në SHBA
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on