Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBjeshka e Hinoskës në Dibër,me peizazhe të larmishme

Bjeshka e Hinoskës në Dibër,me peizazhe të larmishme

Bjeshka e Hinoskës, e pozicionuar rrëzë malit të Velivarit (2369 m), vetëm 1 orë larg qytetit të Peshkopisë, cilësohet nga turistët e aventurës si një nga destinacionet më unike e tërheqëse. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehet se ky destinacion të ofron mundësi për ta eksploruar nëpërmjet shtigjeve. Një rrugëtim i pasur me peizazhe të larmishme, gjatë së cilit turistët dhe vizitorët mund të shohin luginën e Drinit të Zi dhe malet e Lurës. Shtegu turistik që kalon në fshatin Melan, në fshatin Ilnicë dhe në bjeshkën e Hinoskës ofron një larmi të peizazheve natyrore, nga ku mund të shihet edhe vargmalit i Korabit në njërën anë, dhe lugina e Radikës dhe maleve të parkut të Mavrovës në anën tjetër. Biodiversiteti i larmishëm, burimet ujore, kullotat alpine dhe qetësia shpirtërore që të përcjell ky vend e bën atë një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së verës dhe jo vetëm. Zona e Dibrës është shumë e pasur me bimë mjekësore dhe aromatike, ku numërohen rreth 80 lloje të ndryshme që nga sherbela, aguliçe, murrizi, dëllinja e kuqe, trëndafili i egër, bishtkali, trëndafili i egër, hithra, deri te molla e egër. E tillë është edhe bjeshka e Hinoskës, e cila ka shumëllojshmëri bimësh mjekësore që janë shndërruar tashmë në një burim të rëndësishëm ekonomik për familjet e këtyre zonave. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments