Bizneset shqiptare më afër mundësive financiare përmes platformës “Akses në Financë”

0
1

AIDA njofton se, platforma, e aksesueshme në www.aida-smefinance.gov.al, ofron një pasqyrë të plotë të granteve, kredive, garancive dhe nismave të tjera financiare që ofrohen nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, banka dhe donatorë vendas e të huaj.

Synimi kryesor i kësaj platforme është të shërbejë si një portë unike për informimin dhe aksesin në financë, duke lehtësuar qasjen e bizneseve në fondet e nevojshme për zhvillim, zgjerim apo rikuperim pas vështirësive ekonomike.

AIDA bën të ditur se iniciativa u mundësua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në mbështetje të qeverisë shqiptare, me fokus në zbutjen e ndikimeve negative të krizës së COVID-19 ndaj sektorit privat.

AIDA fton të gjithë donatorët, institucionet financiare dhe bankat që operojnë në Shqipëri të dërgojnë informacion mbi skemat e tyre financiare në adresën: [email protected], në mënyrë që ato të publikohen dhe të jenë lehtësisht të aksesueshme për komunitetin e biznesit.