Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBizneset fillojnë vetëprodhimin

Bizneset fillojnë vetëprodhimin

Që nga fillimi i këtij viti, pas rritjes së çmimit të energjisë për abonentët e lidhur në tensionin e mesëm, bizneset nisën të instalojnë panelet diellore për konsumin e ndërmarrjeve të tyre. Kështu ka ndodhur me disa biznese të mëdha si, Televizioni Klan, Coca-Cola, Mektrin-Motors, Uji Tepelena, Hako, Profarma, Lufra etj.Këto kompani janë pjesë e rreth 250 vetëprodhuesve të energjisë elektrike. “50% e tyre kanë ardhur vitin e fundit për shkak të rritjes së kostos së energjisë, pjesa tjetër kanë qenë nga viti 2019 e më tej. Kemi një rritje 100%.” Energjia e prodhuar nga panelet diellore në këto biznese siguron 100 përqind të nevojave gjatë periudhës me diell, në Pranverë e Verë. Ndërsa ne një vit, deri në 60 përqind. “Të gjitha këto nuk arrijnë më shumë se 50-60% të nevojës së tyre vjetore, për shkak se nuk ua lejon skema e matjes”. Që nevojat e bizneseve të mbulohen 100% nga energjia që prodhojnë vetë, ekspertët thonë se duhet ndryshuar legjislacioni. Aktualisht, energjinë e tepërt që prodhojnë gjatë verës bizneset e hedhin në rrjet. Por ata nuk mund ta marrin mbrapsht kur u nevojitet, në veçanti në periudhën e dimrit, kur panelet prodhojnë më pak ndërsa HEC-et e kaskadës së Drinit punojnë me kapacitet të plotë dhe importet janë në kuota minimale. “Biznesi ka marrë masat vetë, vetëm shteti duhet të bëjë rregullimet ligjore. Çdo muaj bëhet një bilanc dhe kjo penalizon ato biznese që prodhojnë energjinë elektrike gjatë muajve të verës që kanë një tepricë më të madhe të energjisë”. Ndryshimi që kërkohet në skemë është i thjeshtë. Që energjinë që prodhojnë vetë të shfrytëzohet tërësisht prej tyre gjatë gjithë vitit, ekspertët thonë se bilanci i saj nga shteti duhet të jetë vjetor dhe jo mujor. “Praktikisht këto biznese e humbasin këtë energji, kërkohet të kalohet nga matje mujore në vjetore”. Panelet diellore vlerësohen prej kohësh me leverdi në çdo rast. Kostoja e instalimit të tyre nuk është e lartë. Ekspertët i inkurajojnë bizneset t’i instalojnë, pasi garantojnë se investimi e shlyen veten për 3 deri në 5 vjet, ndërkohë që operon për të paktën deri në 25 vjet. “Kostot janë të ndryshme, për një produkt ekonomik varion nga 550 Euro kilovati deri në 700 Euro kilovati pa tvsh, të instaluar. Për çdo biznes që instalon këto panele fotovolatike në rastin më të mirë jemi 3.5 vite, deri në 5 vite kthim investimi”. Ekspertët dhe bizneset prodhuese kërkojnë që investime të tilla, veçanërisht në këto kohë krize të energjisë që po kalon vendi dhe bota, të stimulohen nga qeveria sa më parë. Kjo pasi vetë prodhimi i energjisë nga bizneset do të krijonte lehtësi jo vetëm për ata, por do të siguronte edhe furnizimin me energji pa ndërprerje për konsumatorët e tjerë. Me palenet diellore, sasia e energjisë së prodhuar në vend shtohet pa asnjë kosto nga shteti dhe në pjesën më të madhe të kohës kompanitë prodhuese nuk do të furnizohen më nga rrjeti qëndror i shpërndarjes, duke ulur kështu edhe nevojën për të importuar energji nga jashtë. Çmimi i energjisë në bursë arriti rekordin deri në 1040 Euro për megavat, nga 50 Euro për megavat që ishte përpara krizës.http://klanmacedonia.mk/rritja-e-cmimit-te-energjise-bizneset-fillojne-veteprodhimin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments