Tregu global i kriptomonedhave, sipas të dhënave në CoinMarketCap, u reduktua për 8 për qind brenda 24 orëve, duke rënë në 2.37 trilionë dollarë.

Sipas të dhënave në orën 13:22 GMT, Bitcoin gjithashtu ra me rreth 8,5 për qind gjatë së njëjtës periudhë, duke u tregtuar në 69.254 dollarë.

Trump u zgjodh më 5 nëntor të vitit 2024 dhe fitorja e presidentit pro-kriptomonedhave bëri që Bitcoin të rritej nga 68 mijë dollarë në mbi 100 mijë dollarë deri më 17 dhjetor të po të njëjtit vit.

Por të dhënat treguan se sot Bitcoin ka humbur të gjitha fitimet e realizuara pas zgjedhjes së Trumpit.

Ndërkohë, Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, sipas të dhënave në orën 13:24 GMT ra me 7,7 për qind në 2.050 dollarë.

Analistët thanë se shqetësimet lidhur me normat e interesit, pasiguritë mbi ekonominë globale, likuidimi i pozicioneve me përdorim huaje dhe tërheqja e fitimeve kanë çuar që investitorët të largohen nga tregjet e kriptomonedhave