Një shteg i ri hiking në zemër të Mokrës është tashmë i hapur për të gjithë dashamirësit e natyrës.
Nga fshati Bishnicë drejt liqeneve akullnajore të Lukovës është itinerari i shtegut të ri, i përshkueshëm në rreth 16 km, që ofron një përvojë magjepsëse përmes majave dhe relievit alpin të Pogradecit.
Programi gjerman për Zhvillimin e Qendrueshëm Rural në Shqipëri ndau në rrjetet sociale pamje nga zona, teksa renditi katër arsye për ta përjetuar këtë shteg të veçantë si për nga terreni, edhe për nga gjeografia e vendit që përshkon:
Panorama të rralla – Ec përmes Valamarës, Gurit të Zi e Gurit të Topit, ku shijohen peizazhe që të lënë pa fjalë.
Liqenet akullnajore të Lukovës – Destinacioni i përkryer për një ndalesë freskuese e ndonjë not të guximshëm!
Sfiduese, por e arritshme – 800 m ngjitje, e klasifikuar si shteg me vështirësi të moderuar – ideal për ecësit me pak përvojë.
I ri dhe i pazbuluar – ky shteg u testua për herë të parë në maj 2024 dhe është gati për të pritur eksploruesit e radhës.
Shtegu është i publikuar në Wikiloc: https://www.wikiloc.com/hiking-trails/mokra-54347952“,