Nuk është shumë e këndshme të pyesësh një mama, a je e sigurt që fëmijët janë binjakë?, tregon 30 vjeçarja Teegan Wardill nga Townsville, në Australi. Për të ngjallur dyshime tek njerëzit është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj: Lukas, biond me sy blu e të shkruar dhe Levi me flokë dhe sy të zinj. “Unë dhe Justin, bashkëshorti im zbuluam ndryshimet tek fëmijët kur ata ishin 19 javësh, gjatë ekografisë 3D (tre dimensionale). Pas lindjes, tek dy vëllezërit binjakë u bënë më të dukshme dallimet e tyre: Lukas po ngjante më shumë nga e ëma, ndërsa Levi po trashëgonte gjenet nga i ati i tij, me origjinë indiane. “Janë unikë, nuk janë të ndryshëm”, ka thënë mamaja e binjakëve.
Binjakët bardhë e zi Lukas dhe Levi
RELATED ARTICLES