Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Bienalja e Akuarelit” në Galerinë e Arteve dhe Muzeun Historik

“Bienalja e Akuarelit” në Galerinë e Arteve dhe Muzeun Historik

Sot në Tiranë u çel edicioni i 5-të i “Tirana International Watercolor Biennale”, organizuar nga shoqata kulturore VIZart. Bienalja do të prezantohet në hapësirat e Galerisë së Artit Tiranë dhe të Muzeut Historik Kombëtar, me evente që do të alternohen por edhe do të zhvillohen paralelisht. Një prej ekspozitave më interesante do të jetë ekspozita vetjake e mjeshtrit moldav Ihor Mosiichuk që u nda nga jeta një vit më parë. Kjo ekspozitë zhvillohet në kujtim të këtij mjeshtri të madh të akuarelit, në mjediset e GAT. Ekspozita e 15 mjeshtrave ndërkombëtarë të akuarelit do të mund të vizitohet nga artdashësit në Muzeun Historik Kombëtar. Gjithashtu do të zhvillohet RINArt /Tirana International Contemporary Art Festival, festivali ndërkombëtar i artistëve të rinj, të cilët do të shprehen përmes çdo lloj mediumi të artit. Deri në datën 14 maj, në bienale do të ekspozojnë punimet e tyre rreth 100 artistë. Një pjesë e tyre do të realizojë dhe performanca “live” që do të ndiqen nga artdashës e veçanërisht studentë të artit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ