Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBien shitjet me pakicë

Bien shitjet me pakicë

Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe shënuan një rënie më të madhe sesa ishte parashikuar, sipas të dhënat zyrtare. Vëllimi i shitjeve me pakicë ra me 1,6% nga muaji në muaj, në ndryshim nga rritja prej 0,4% në korrik, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie të moderuar prej 0,5%. Gjithashtu, shitjet me pakicë, pa përfshirë karburantin e automjeteve, ranë gjithashtu me 1,6% pas rritjes me 0,4% në korrik. Shitjet ishin parashikuar të kishin një rënie të lehtë prej 0,7%. Vëllimet e shitjeve të dyqaneve joushqimore ranë 1,9% dhe shitjet e dyqaneve ushqimore ranë 0,8%. Vëllimet e shitjeve të karburanteve të automjeteve shënuan një rënie prej 1,7%.https://ata.gov.al/2022/09/16/bm-bien-shitjet-me-pakice/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments