Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në tremujorin e parë të vitit 2023 llogariten në rreth 6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e pestë tregtar të vendit tonë. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 2022 shkëmbimet tregtare arritën 22 miliardë lekë. Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë në vlerë ishin më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Ato llogariten 7.5 miliardë lekë, nga 9.6 miliardë lekë që llogariteshin në 2022-shin. Në rënien e eksporteve me 2.3 miliardë lekë, ndikimin kryesor e dha grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike. Të dhënat tregojnë se nga 5.8 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ato ranë në 3.5 miliardë lekë, në 3-mujorin e parë të 2023. Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rritje me rreth 1 miliardë lekë përkundrejt 2022-shit, duke arritur në 14.3 miliardë lekë nga 13.3 miliardë lekë që ishin në 2022-shin. Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. Flukset e investimeve të huaja direkte arritën në 91 milionë euro.