Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABie miti se gjitarët meshkuj janë fizikisht më të mëdhenj se femrat

Bie miti se gjitarët meshkuj janë fizikisht më të mëdhenj se femrat

Ndryshe nga stereotipi sipas të cilit meshkujt janë më të mëdhenj se femrat, i mbështetur prej kohësh nga një pjesë e madhe e literaturës shkencore, kërkimet e kryera në 429 lloje gjitarësh tregojnë se ”në shumë raste meshkujt kanë të njëjtën madhësi me femrat dhe ndonjëherë janë edhe më të mëdhenj”. Rezultatet janë publikuar në ‘’Nature Communications’’ nga studiues në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara. Madhësia e meshkujve dhe femrave mund të ndryshojë në lloje të ndryshme gjitarësh. Ndodh për shembull te luanët dhe babuinët, ku meshkujt (më të mëdhenj se femrat) sfidojnë fizikisht njëri-tjetrin për të fituar një çift, si dhe te lepujt, ku femrat (të cilët janë më të mëdhenj se meshkujt) gjenerojnë shumë pjellë për secilin çiftëzim. Në të kaluarën, studimet kanë treguar se meshkujt dhe femrat me të njëjtën madhësi janë më të zakonshëm nga sa mendojmë, megjithatë stereotipi se meshkujt janë më të mëdhenj se femrat në shumicën e gjitarëve është mëse i përhapur. Për të demonstruar përfundimisht pabazueshmërinë e këtij besimi, studiuesit e udhëhequr nga Kaia Tombak krahasuan masën trupore të meshkujve dhe femrave të 429 llojeve të gjitarëve të lirë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se në shumicën e rasteve meshkujt nuk janë më të mëdhenj se femrat dhe se në shumë specie kanë përmasa të ngjashme: kjo vlen për shembull për kuajt, zebrat, lemurët. Dallime domethënëse midis meshkujve dhe femrave janë të pranishme në një numër të vogël speciesh, të tilla si foka e elefantit verior (meshkujt janë tre herë më të mëdhenj se femrat) dhe lakuriqët e natës me hundë tub (me femrat 1.4 herë më të mëdha se meshkujt). Sipas autorëve të studimit, paragjykimet që kanë vazhduar në literaturën shkencore për më shumë se një shekull, rrjedhin nga fakti se prej vitesh interesi është fokusuar në disa specie më të rëndësishme dhe më ikonike, në të cilat meshkujt janë më të mëdhenj se femrat. Megjithatë, në mënyrë proporcionale, ka më shumë lloje brejtësish dhe lakuriqësh nate që zakonisht kanë dimensione të ngjashme midis meshkujve dhe femra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments