Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden viziton Havain menjëherë pasi zjarret vranë të paktën 101 persona

Biden viziton Havain menjëherë pasi zjarret vranë të paktën 101 persona

Numri i të vdekurve nga zjarri shkatërrues në ishullin Maui është rritur në 101, njoftoi sot guvernatori i Havait, Josh Green. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se së shpejti do të udhëtonte në Havai pas zjarrit më vdekjeprurës në SHBA gjatë një shekulli. “Unë dhe bashkëshortja ime Jill do të udhëtojmë në Havai sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Biden gjatë një fjalimi në Milwaukee, Wisconsin. Biden do të sigurohet që banorët e Mauit të marrin mbështetjen që u nevojitet. Presidenti Biden premtoi ndihmën e qeverisë për popullin e Havait dy ditë pasi zjarret shpërthyen, javën e kaluar. Ai tha gjithashtu se ai i telefonoi Green të martën për të diskutuar rimëkëmbjen e Havait “Unë e sigurova guvernatorin se Havai do të vazhdojë të ketë gjithçka që i nevojitet nga qeveria federale”, tha Biden në një postim në median sociale. Zjarret shpërthyen më 8 gusht në disa vende në Mauit dhe ishullin fqinj të Havait, i cili ndan të njëjtin emër me shtetin amerikan. Qyteti historik bregdetar i Lahaina në Maui, i cili kishte 13 000 banorë para katastrofës, u godit veçanërisht rëndë. Shumë rrugë atje duken si një zonë lufte. Qendra e Lahainës është shkatërruar plotësisht, ndërsa forcat e emergjencës janë ende në kërkim të personave të zhdukur. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ