Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden nuk do të kërkojë falje për bombardimin atomik të Hiroshimës

Biden nuk do të kërkojë falje për bombardimin atomik të Hiroshimës

Presidenti amerikan, Joe Biden nuk do të kërkojë falje për bombardimin bërthamor të Hiroshimës nga SHBA, në vitin 1945, kur ai të marrë pjesë në samitin e G7 në qytetin japonez, e bëri të qartë sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan. “Presidenti nuk do ta bëjë një deklaratë të tillë në Parkun Përkujtimor të Paqes. Ai do të marrë pjesë me liderët e tjerë të G7 në një vendosje kurorash me lule dhe disa ngjarje të tjera”, tha Sullivan në bordin e avionit që transportonte Biden në samit. I pyetur drejtpërdrejt për një falje të mundshme, Sullivan tha “jo”. ”Kjo nuk është një ngjarje mes dy vendeve”, shtoi ai. ”Biden, si një nga liderët e G7-s, vjen për të nderuar si historinë, ashtu edhe kryeministrin Kishida, i cili është nga Hiroshima”, tha këshilltari. Një bombë atomike e hedhur nga Forcat Ajrore të SHBA-së më 6 gusht 1945 shkatërroi qytetin, duke vrarë rreth 70 000 banorë menjëherë dhe deri në 80 000 të tjerë gjatë muajve në vijim. Një bombë e dytë u hodh në Nagasaki tre ditë më vonë. Bombat ishin përdorimi i parë i një arme bërthamore dhe armët bërthamore nuk janë përdorur që atëherë. Biden është presidenti i dytë amerikan që viziton Hiroshimën, pas vizitës së Barack Obamës në maj 2016. Gjatë vizitës së tij, Obama takoi të mbijetuarit e bombardimeve dhe bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore. Por, edhe ai nuk kërkoi falje dhe nuk pritej që Biden ta bënte këtë. Japonia kapitulloi pa kushte pas bombardimit të Nagasakit duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Kërcënimi i nënkuptuar i Rusisë për të përdorur armë bërthamore në luftën e saj me Ukrainën i ka dhënë një simbolikë të shtuar mbajtjes së samitit të G7 në Hiroshima.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments