Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut do të shënonte fundin e regjimit në Phenian, tha presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një takimi me homologun e tij të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dje në Shtëpinë e Bardhë. “Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose aleatëve apo partnerëve të saj është i papranueshëm dhe do të rezultonte në fundin e çfarëdolloj regjimi, nëse do të ndërmerrej një veprim i tillë”, tha Biden në një konferencë për shtyp me Yoon, në Uashington. Presidentët thanë se ata po forconin bashkëpunimin ushtarak midis Uashingtonit dhe Seulit, duke përfshirë më shumë manovra të përbashkëta stërvitore, shkëmbimin e burimeve përmes shërbimeve sekrete dhe vendosjen e aftësive strategjike të SHBA-së, si nëndetëset e armatosura bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ankoruar asnjë nga nëndetëset e tyre bërthamore në Korenë e Jugut që nga vitet 1980. Biden tha se hapat po ndërmerren për të forcuar përpjekjet parandaluese mes kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut dhe agresionit në rritje të Phenianit. “Në rast të një sulmi bërthamor nga Pheniani, Seuli dhe Uashingtoni do të përgjigjen shpejtë, në një shkallë shumë të madhe dhe me vendosmëri, duke përdorur forcën e plotë të aleancës, përfshirë armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara te Amerikës”, tha Yoon. Koresë së Jugut duhet t’i jepet më shumë njohuri për planifikimin strategjik të qeverisë së SHBA-së në lidhje me kërcënimet bërthamore. Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se kjo ishte modeluar sipas asaj që bëri Uashingtoni me aleatët evropianë gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë. Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut thotë se është e përkushtuar ndaj statusit të saj si fuqi jobërthamore. Koreja e Jugut është një nga aleatët më të rëndësishëm të SHBA-së në Azi, së bashku me Japoninë. Yoon është lideri i dytë i huaj i ftuar në një vizitë zyrtare shtetërore, gjatë mandatit të Biden, pas presidentit francez, Emmanuel Macron. atsh
Biden: Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut do të shënonte fundin e regjimit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on