Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi ligjin që miraton martesat e së njëjtës gjini, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoni ndodhej edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles E. Schumer dhe çifti që ngriti padinë dhe që u bë shkas që një gjykatë në Masaçusets të legalizojë martesat e së njëjtës gjini në atë shtet. Biden, në një fjalim, theksoi rëndësinë e veprimit të Kongresit për të shfuqizuar zyrtarisht Aktin e Mbrojtjes së Martesave dhe kodifikimin e njohjes federale të martesave të së njëjtës gjini. Mbështetësit thanë se ligji do të ndihmonte pjesërisht nëse Gjykata e Lartë rrëzonte një vendim të vitit 2015 që legalizonte martesat e së njëjtës gjini në mbarë vendin. “Dashuria është dashuri”, theksoi Biden. Projektligji, i cili u miratua në të dy dhomat e Kongresit me mbështetje dypartiake, është një nga pjesët e fundit të legjislacionit kryesor që demokratët do të miratojnë përpara se t’ia dorëzojnë kontrollin e dhomës republikanëve në Kongresin e ardhshëm.https://ata.gov.al/2022/12/14/shba-biden-nenshkruan-projektligjin-per-martesen-e-se-njejtes-gjini/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605