Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ndryshimi i klimës është “një kërcënim i vërtetë ekzistencial”. Biden mbajti një fjalim në një darkë vjetore të një grupi për mbrojtjen e mjedisit në kryeqytetin Uashington. Pasi bëri të ditur se brezat e rinj do të përballen me shumë kërcënime, Biden tha se njëra prej këtyre është ndryshimi i klimës të cilën ai e cilësoi si “kërcënim të vërtetë ekzistencial”. Biden tërhoqi vëmendjen mbi ndryshimin e kushteve të motit, duke vënë në dukje se ajri u zverdh dhe miliona amerikanë u detyruan të mbajnë maska për shkak të tymit që u shfaq nga zjarret pyjore në Kanada të cilët prekën shtetet verilindore të SHBA-së javën e kaluar. “Në kuadër të kësaj duhet të merren masat e nevojshme”, theksoi Biden i cili foli për hapat që administrata e tij ka ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit. atsh
Biden: Ndryshimi i klimës kërcënim ekzistencial
RELATED ARTICLES