Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: Do të mposhtim industrinë e armëve

Biden: Do të mposhtim industrinë e armëve

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se industria e armëve duhet të mbahet përgjegjëse për parandalimin e dhunës së armatosur. Biden mbajti një fjalim në Samitin Kombëtar për Komunitete më të Sigurta që u mbajt në Universitetin Hartford në shtetin Connecticut. Duke folur për hapat që kanë ndërmarrë kundër dhunës së armatosur në vend në përvjetorin e ligjit për kontrollin e armëve që u miratua me dakordim nga Partia Demokrate dhe Partia Republikane vitin e kaluar, Biden tha se ligji është një prej hapave më të rëndësishëm të ndërmarrë në 30 vitet e fundit. Ai theksoi se për herë të parë trafikimin e armëve e kanë bërë në mënyrë të hapur në formën e një krimi federal dhe vendosi në objektiv edhe lobet e armëve. Presidenti amerikan deklaroi se qëllimi i industrisë së armëve është vetëm të arrijnë fitime dhe se duhet të mbahen përgjegjës. “Do të mposhtim industrinë e armëve”, tha Biden. “Kur po bisedoja lidhur me problemin e fentanil në kufi, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador solli në rend dite çështjen e armëve”, deklaroi Biden duke shtuar se “Armët e rrezikshme, kryesisht armët e sulmit i dërgojmë në Meksikë. Kërkojnë nga ne që ta ndalim këtë, t’i ndërpresim në kufi. Për hir të Zotit, në çfarë shndërrohemi nëse nuk e bëjmë këtë?”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ