Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: Çdo mundësi për lirimin e pengjeve izraelite

Biden: Çdo mundësi për lirimin e pengjeve izraelite

Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo mundësi për lirimin e pengjeve, i tha dje presidenti amerikan, Joe Biden kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike për t’i shprehur liderit izraelit shqetësimin e tij për pengjet e mbetura. Biden i theksoi gjithashtu Netanyahut rëndësinë e vazhdimit të ndihmave humanitare në Gaza dhe shqetësimin për dhunën ekstreme të kryer kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. “Unë theksova nevojën kritike për të mbrojtur civilët”, shtoi ai. Presidenti Biden foli gjithashtu dje me mbretin Abdullah II të Jordanisë për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Gaza. Biden tha se ai i përsëriti mbretit “angazhimin e tij për të rritur shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët palestinezë në Gaza”. “Ne ramë dakord se nuk mund të ndalojmë së punuari së bashku drejt një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments