Qëllimi i këtij trajnimi është stimulimi i përdorimit të materialeve të digjituara dhe aftësimi i lexuesve në përdorimin e tyre. Në Bibliotekën Digjitale të BKSH-së gjenden të skanuara, në cilësi tepër të lartë, dorëshkrime, harta, libra, antikuare dhe periodikë të vjetër në gjuhën shqipe, të gatshme për t’u aksesuar nga kudo.

Ndërkohë, për të gjithë lexuesit të cilët duan të aftësohen në kërkimin bibliotekar, BKSH ua ofron këtë mundësi çdo të enjte në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, në trajnimin “Ora e Bibliotekës”