Ekspozita ka në fokus botimet e para të shkrimtarit, përkthime, ese, publicistikë, përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në katin I të BKSH-së.
Koliqi lindi më 20 maj të vitit 1903, në Shkodër. Ai ishte një erudit që jetën ia kushtoi kryesisht letërsisë, por nuk mungoi as në skenën politike.
Pas pushtimit nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit dhe më vonë kryetar i Këshillit Koorporativ Fashist. U kritikua për rolin e tij në politikë por veprat si “Hija e maleve”, “Tregtarë flamujsh” dhe “Pasqyrat e narcizit”, e vendosën në piedestal të letërsisë.
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Koliqi jetoi në Romë ku drejtoi revistën “Shejzat” si dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, mbi bazën e së cilës u ngrit edhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Në vitet `60 nisi përkthimin e “Lahutës së Malcis” në italisht dhe punoi edhe për të tjera vepra në mënyrë që të huajt të njihnin letërsinë shqipe. U nda nga jeta, në Romë, më 15 janar të vitit 1975