Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBG-Inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1998-a

BG-Inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1998-a

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Bullgari u përshpejtua në shtator për të arritur nivelin e tij më të lartë të 24 viteve të fundit, tha Instituti Kombëtar bullgar i Statistikave. Çmimet e konsumit u rritën me 18,7% nga viti në vit në shtator, më shpejt se rritja prej 17,7% në gusht. Inflacioni i fundit raportohet se ishte më i larti që nga maji 1998, kur ishte 18,8%. Vetëm kostot e shërbimeve u rritën me 30,6% në vit në shtator dhe çmimet për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 25,5%. Tarifat e transportit ishin 19,7% më të shtrenjta krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ato për restorantet dhe hotelet u rritën me 20,7%. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me një normë të qëndrueshme prej 1,2% në muajin shtator. Inflacioni i harmonizuar me BE-në gjithashtu u rrit në 15,6% në shtator nga 15,0% në muajin e kaluar.https://ata.gov.al/2022/10/18/bullgari-inflacioni-ne-nivelin-me-te-larte-qe-nga-1998-a/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments