“Best Fictional Short Film”

0
3

Filmi me metrazh të shkurtër “Rasti i çuditshëm i Teresitës”, me regji nga Renis Hyka, fitoi çmimin “Best Fictional Short Film” në edicionin e 7-të, të Festivalit Ndërkombëtar për Film Autor” (Festival Internacional de Cine de Autor). Filmi “Rasti i çuditshëm i Teresitës” është një prodhim i shtëpisë kinematografike “d”Art Production”, me financimin e Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Renis Hyka, është regjisor i ri shqiptar i cili e realizoi filmin “Rasti i çuditshëm i Teresitës, si punë diplome. Për këtë projekt ai u mbështet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, vitin e kaluar si pjesë e Paktit për Universitetin, ndërsa në 2023-shin është miratuar për mbështetje financiare nga QKK edhe projekti i tij për film të shkurtër “Furracaku”. Me herët Renis Hyka mori pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, i përzgjedhur në programin Talents Sarajevo, pjesë e CineLink Industry Days, i cili i kushtohet trajnimit të talenteve të filmit nga Ballkani, rritjes së tyre profesionale dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim.