Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBesimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e madhërishëm të Ramazanit të cilët mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu duke uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit thekson se ky muaj të jetë muaji i faljes, i begatisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. “Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin. Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë”, shprehet ai. Gjithashtu, Spahiu ka apeluar që: “të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi”. “Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, shprehet Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar në mesazhin e tij të urimit. Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit do të festohet në datën 17 Prill. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments