Besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjet, lindjen e Jezu Krishtit. Në Katedralen ortodokse, ‘Ngjallja e Krishtit’ në kryeqytet paraditen e sotme qytetarë të shumtë së bashku me familjarët e tyre kanë ndezur qirinj për një vit të begatë e plot harmoni, shëndet e paqe. Agjencia Telegrafike Shqiptare ka sjellë pamje nga kjo atmosferë festive në këtë datë të shënuar. Në meshën e Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen e Shën Palit kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj tha se, “të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim” Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes. ATA
Besimtarët katolikë e ortodoksë luten për paqe e lumturi
RELATED ARTICLES