Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBERZH: Projekte të përbashkëta në sektorë prioritarë

BERZH: Projekte të përbashkëta në sektorë prioritarë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj priti në një takim drejtoren e BERZH për Europën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe. Ibrahimaj dhe Ruhe diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si hap i rëndësishëm në drejtim të projekteve të përbashkëta, me fokus sektorët prioritarë si: energjia, transporti, bujqësia, turizmi dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Shqipëria, sikundër u konfirmua edhe gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor është e angazhuar në zbatimin e Axhendës së Gjelbër dhe Digjitale e cila do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë, në realizimin e investime më moderne dhe të fokusuar te njerëzit”, tha ministrja. Ajo theksoi se, gjithashtu do të vijojmë punën në drejtim të veprimeve të përbashkëta për çështjet klimaterike dhe zgjidhjet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.https://ata.gov.al/2022/12/07/ibrahimaj-me-drejtoren-e-berzh-projekte-te-perbashketa-ne-sektore-prioritare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments